Koalicioni anti-DAESH i udhëhequr nga SHBA-ja njoftoi se ka kapur një nga krerët e rëndësishëm të DAESH-it në një operacion të kryer në Siri.
Në një deklaratë me shkrim nga Task-Forca e Kombinuar e Përbashkët – Operacioni i Vendosmërisë së Natyrshme thuhet se, “Forcat e koalicionit arrestuan një udhëheqës të lartë të DAESH-it gjatë një operacioni në Siri më 16 qershor. I arrestuari është një prodhues bombash me përvojë i organizatës, udhëheqësi i lartë i grupit në Siri. Ai mendohet të jetë një nga krerët dhe drejtuesit e saj”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë nuk është përfshirë saktësisht se në cilin rajon të Sirisë dhe si është kryer operacioni.
Detaje për identitetin e kreut të DEASH-it të kapur në operacion nuk janë përfshirë në deklaratë.
“Asnjë civil nuk u dëmtua gjatë operacionit dhe nuk pati dëme në avionë apo automjete të koalicionit. Forcat e koalicionit do të vazhdojnë të gjurmojnë për mbetjet e DAESH-it kudo që fshihen për të siguruar humbjen e tyre të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.
Në lajmin nga mediat e bazuara në burime lokale, thuhet se operacioni është kryer me helikopterë në veri të Sirisë./FolDrejt/