Një 33 vjeçar nga Kosova është ndaluar nga policia zvicerane e kantonit Aargau, pasi voziste me 174km/h në rrugën që lejohet vetëm 80km/h, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media aargauerzeitung.ch. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14.00, në rrugën mes Seengen dhe Egliswil.
Policia ia ka konfiskuar veturën dhe patentën e shoferit 33 vjeçarit.
Në Zvicër dënohen rëndë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Po të dielën, edhe pesë personave të tjerë u janë marrë patentat e shoferit, me arsyen se kanë vozitur përtej normave të lejuara.
Në shpejtësi, toleranca për tejkalim është 10 përqind nga norma e lejuar. Në të kundërt, vendosen sankcione të rënda, deri në burgim. Kurse nëse vozit 80km/h përtej normës së lejuar, atëherë shpallesh raser që dënohesh edhe me burg./Foldrejt.com