Shumë shqiptarë qëndrojnë në Zvicër, pavarësisht se ata nuk lejohen. E njohur si dosja Sans-Papiers, tregon për një rrjet shqiptarësh të cilët punonin dhe vepronin ilegalisht në Zvicër dhe më pas ua dërgonin paratë familjarëve në Kosovë, Shqipëri ose Maqedoninë Veriore, shkruan Berner Zeitung.
Ajo që për ne shqiptarët cilësohet ndihmë për të afërmin, është jashtëligjore dhe dënohet ashpër në vendin helvet. Bashkëkombasit shqiptarë në Zvicër kishin ndihmuar të afërmit e tyre duke i prezantuar ata si “raste të rënda”, me qëllimin që të mund të mbeten në Zvicër, përcjell foldrejt.com.
Por për të arritur deri këtu, (për të përmbushur klauzolën e “rasteve të rënda”) ata duhet t`i plotësojnë disa kritere. Kështu, si individë ata duhet të kenë qëndruar më së paku dhjetë vite në Zvicër ndërsa si familje, mjaftojnë edhe pesë vite. Pastaj ata duhet të kenë pavarësi financiare nëse duan të jetojnë këtu, të kenë banesën e tyre, të jenë të integruar dhe të flasin një gjuhë të vendit.
Por klauzola në fjalë është keqpërdorur jo rrallë nga ato që media zvicerane i quan si banda kriminale. Ato, sikur në rastin më të ri të Bernës, i kanë mësuar sans-papiers-at se çfarë rrëfimesh duhet të shpikin për të plotësuar kriteret për kërkesën në fjalë.
Policia zvicerane në këtë zbulim ka ardhur nga analizat për një shtetas të Maqedonisë së Veriut, që jetonte në një apartament tredhomësh “sëbashku me shumë punëtorë tjerë ilegalë”. Gjë që ishte e pamundur.
“Ne supozojmë se kjo banesë është shfrytëzuar si një “Safe House” (shtëpi e sigurt) për personat me qëndirm ilegal në Zvicër. Banuesit e saj në të njëjtën kohë këtu janë këshilluar si të bëjnë kërkesë për “raste të rënda” në Bernë, thotë Alexander Ott, inspektor policie dhe shef i Policsë për të Huaj në qytetin e Bernës.
Poashtu shqiptarët që i kanë sjellur këto persona ilegalë në Zvicër, dyshohen se kanë ngritur firma fiktive që vetëm sa t’ua plotësojnë dokumentat e lejeqëndrimit shqiptarëve – më pas këto firma ishin shkatërruar.
Deri tani policia ka ardhur në gjurmë të shtatë shqiptarëve të tillë, prej të cilëve katër veç janë dëbuar./Foldrejt.com