Të shtunën mbasdite policia gjermane ka kryer një kontroll kufitar në pikën Freilassing/Salzburg, ku është kapur një 31 vjeçar nga Kosova, shkruan bild.de, përcjell foldrejt.com.
Ai tregoi pasaportën e Kosovës, e cila nuk ia mundëson udhëtimin në Gjermani. Por pas kontrolleve të përimtësishme, ndaj 31 vjeçarit u vërtetua se kishte ndalesë udhëtimi në shumë vende europiane. Mes tjerash në Zvicër, Austri dhe Rumani.
Policia gjermane e ktheu mbrapsht kosovarin te autoritetet austriake, duke ia ndaluar hyrjen në Gjermani deri 2024./Foldrejt.com