Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi janë kapur me snajper dhe armë të tjera. Në pranga janë vënë – Remal Rada, 39 vjeç, banues në Tiranë; Elton Hithi, 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Sipas uniformave blu gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada. dhe pasagjer shtetasin Elton Hithi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Mësohet se 39-vjeçari Remal Rada është ish-polic.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Double strike”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.
Vihen në pranga 2 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetin me të cilin qarkullonin dhe në banesat e tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– R. R., 39 vjeç, banues në Tiranë;
– E. H., 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. R. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.
Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”./abcnews.al/