Sergio Busquets është nën kontratë në Camp Nou deri në fund të sezonit dhe është lidhur me një largim nga Barcelona, por mund të qëndrojë edhe për një sezon tjetër.
Kështu mendon Fabrizio Romano, i cili pretendon se Busquets tani po mendon të gjithë skenarët, duke përfshirë zgjatjen për një sezon më shumë. Gazetari ka përjashtuar gjithashtu një largim në mesin e sezonës për 34-vjeçarin, transmeton Fol Drejt.