Në disa zona në verilindje të Brazilit, gjatë fundjavës ranë më shumë shi nga sa pritej në të gjithë muajin maj.
Numri i personave të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në verilindje të Brazilit është rritur në 121 dhe tre persona janë ende në kërkim, raporton portali brazilian G1.
Sipas autoriteteve lokale, më shumë se 7,300 njerëz mbetën të pastrehë./FolDrejt/