Mbi dy orë pritje po u duhen mërgimtarëve për të hyrë në territorin e Kosovës, nga pikat kufitare tokësore, transmeton Fol Drejt.
Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku kolona është 2,000 metra, ndërkaq pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë.
Po ashtu, pritje ka edhe në Merdarë, deri në dy orë.
Por, situatë më e qetë duket në pikat tjera, ku pritjet janë vetëm 5 deri në 10 minuta.