Sezoni i verës ka përfunduar, kurse ngjyrimet e vjeshtës kanë sjellur edhe rritjen eksponenciale të infektuarve me Covid19, informon foldrejt.com. Shteti më serioz i kontinentit plak, Gjermania, po karantinohet, kurse shtete tjera europiane pritet të ndjekin shembullin e saj.
Qyteti i Berchtesgaden në Bavari prej të martën (nesër) në ora 14.00 do mbyllet thuajse tërësisht. Është interesant se qyteti gjerman ka 272 raste infektimesh për 100 mijë banorë, kurse kjo është më pak se shumë vende tjera të Europës.
Qytetarët e Berchtesgaden guxojnë të dalin nga shtëpitë vetëm për “arsye madhore” si shkuarja në punë, vizita mjekësore, blerje, vizita te e dashura/i dashuri.
Të gjitha shkollat do mbyllen, gastronomia do mbyllet, poashtu edhe hotelet dhe motelet. Të gjitha ceremonitë do anulohen, përveç lutjet fetare, shkruan bild.de. Këto rregulla do vlejnë për 14 ditë.
Gjermania shquhet për vendime që i paraprijnë së keqes. A duhet të marrim shembullin e saj edhe shtetet tjera?/Foldrejt.com