Shumica e njerëzve mendojnë se kanë një ide mjaft të qartë se cilat simptoma tregojnë shëndetin e dobët të zemrës.
Por një kardiolog kryesor zbuloi se shumë britanikë që kanë probleme me shëndetin e zemrës priren të lidhin disa shenja paralajmëruese me diçka tjetër, raporton The Sun, përcjell Fol Drejt.
Dr. Ameet Bakhai, konsulente kardiologe në Spitalin Spire Bushey, e cila është e interesuar se si mënyra e jetesës mund të ndikojë në shëndetin e zemrës, ka zbuluar shenjat që mund të tregojnë se zemra juaj nuk është në gjendjen më të mirë.
Ato variojnë nga një ndjenjë e rëndimit në krah kur ushtroni, gulçim kur ecni në shkallët, deri në rrahje të shpejta të zemrës.
Po kështu, kardiologu shpjegon se disa probleme shëndetësore të zemrës mund të tregohen edhe nga djersitja me ushtrime të lehta, të përzierat me dhimbje gjoksi dhe lodhja menjëherë pas zgjimit.
Vështirësia për t’u përkulur dhe për t’u ngritur, marrje mendsh kur ngriheni shpejt dhe këmbët e fryra janë gjithashtu tregues se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj të zemrës.
Megjithatë, një sondazh i kryer nga OnePoll midis 2000 të rriturve tregoi se 54 për qind e tyre nuk do të lidhnin fare shumicën e simptomave të përmendura me shëndetin e dobët të zemrës.
Po kështu, të anketuarit deklaruan se deri në 50 për qind e tyre kishin përjetuar tashmë të paktën një nga këto simptoma.
Studimi zbuloi se një në pesë të rritur thanë se ndiheshin të trullosur pasi u ngritën shumë shpejt në këmbë, ndërsa 11 për qind ndjenin shtrëngim në gjoks.
Po kështu, një e treta e të anketuarve besojnë se simptoma të tilla mund të shkaktohen nga një sërë gjërash të ndryshme të padëmshme, ndërsa 26 për qind thjesht nuk i perceptojnë ato si serioze./FolDrejt/