Një doktor turk në Gjermani, i specializuar për kardiologji, është larguar nga puna pasi tha se homoseksualiteti është sëmundje.
Sipas mediave gjermane, Metin Çakër, i cili punonte në klinikën Helius në jugperëndim të Karlsruhe, është përjashtuar menjëherë nga puna pas shkrimit të tij denigrues në rrjetet sociale.
“Si doktor, unë dua të them se homoseksualiteti është një sëmundje,” shkruajti Çakër.
Në lidhje me incidentin e largimit nga puna, Çakër nuk ka dhënë akoma deklaratë./Foldrejt.com