Futbollisti francez Karim Benzema është zyrtarisht lojtar i ri i klubit nga Arabia Saudite – Al-Ittihad, është bërë e ditur në faqen zyrtare të këtij klubi, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Benzema sot i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Realit, për të cilin luan që nga viti 2009 dhe në konferencën për shtyp tha se ishte një moment jashtëzakonisht emocionues për të dhe se klubi ia përmbushi ëndrrën e fëmijërisë.
Me Al-Ittihad ka nënshkruar një kontratë trevjeçare prej 400 milionë eurosh dhe paga e tij është 200 milionë euro në vit, që do të thotë se për tre sezone do të fitojë 600 milionë euro të pabesueshme.
Kujtojmë se Benzema është rritur në sistemin e të rinjve të Lyonit, prej nga u transferua në ekipin e parë në vitin 2005. Katër vite më vonë, Lyon e shiti te Reali për 35 milionë euro.
Këtë sezon, ai luajti 43 ndeshje për Realin në të gjitha garat. Ai shënoi 31 gola dhe shtoi gjashtë asistime.
Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren franceze në vitin 2007, kur bëri 97 paraqitje në të cilat shënoi 37 gola. /FolDrejt/