Insektet dhe kryesisht karkalecat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatrat e Vlorës gjatë dy muajve të fundit.
Insektet kanë dëmtuar jonxhën, misrin, vreshtarinë por dhe produkte të tjera bujqësore. Zgjidhjen fermerët e shohin vetëm tek dezinfektimi.
Edhe kreu i njësisë administrative i fshatit Kotë Arqile Resulaj pranon se vetëm dezinfektimi i kulturave bujqësore mund t’i shpëtojë këto prodhime.
Ndërsa Arshi Krasniqi fermer nga fshati Kotë, bën bilancin e dëmeve.
Vetëm instituciont shtetërore mund të zgjidhin këtë situatë që për banorët e kësaj zone është jetike, pasi rrezikojnë të humbasin punën e një viti të tërë./tch/