Kuzhina e Djallit në Top Channel ka përfunduar dhe njëri prej lojtarëve, aty ishte edhe z.Zamir Karpuzi. Ai ka lindur në Dibër të madhe dhe prej në moshë të re ushtron profesionin e kuzhinierit. Ai ka pranuar të jetë pjesë e intervistës së portalit Foldrejt.com. Në vijim mund të lexoni intervistën e plotë.
Foldrejt.com: Z. Karpuzi, prej sa vitesh punoni në kuzhinë?
Zamir Karpuzi: Ashtu siç edhe shumë persona të tjerë edhe unë kam ndjekur rrugën e babait tim, i cili më ka mësuar gatimin prej në moshën rinore. Që të mos dali nga tema, në kuzhinë tashmë bëhen plot 15 vite që punoj dhe gjithmonë më jep kënaqësi kur jam duke gatuar.
Foldrejt.com: Cilat ushqime i gatuani më me dëshirë?
Zamir Karpuzi: Më së shumti preferoj gatimin e ushqimeve tradicionale. Tashmë kuzhina është kthyer edhe në një biznes, andaj si kuzhinier duhet t’u përshtatesh kërkesave të klientit. Por kjo nuk është disavantazh për mua, pasi unë vij nga një trevë e pasur më ushqime tradicionale – Dibra.
Foldrejt.com: Ju thoni se vini nga një zonë e pasur me ushqime tradicionale. Cilat gatime janë tipike dibrane?
Zamir Karpuzi: Ka shumë, por më të njohurat janë jufkat, qeshkeku, kabunia me rush të thatë, çorba dhe qepa e Ramazanit,që zakonisht përgatitet në iftaret në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Edhe poeti i madh shqiptar, Fan Noli, kur i përshkruan gjithë qytetet e Shqipërisë, për Dibrën si karakteristikë do veçonte zgjuarsinë dhe gatimin:
Njerëz të zgjuar me lezet
Që i gjen nga çdo anë
Që të bëjnë hallve dhe salep
Këta janë mjeshtrit Dibranë.
Foldrejt.com: Ju ishin edhe pjesë e një “reality shou”, “Hell’s Kitchen Albania” ku krahas talentit, në fakt shihet edhe një tension, debat, adrenalinë, që në fund i shërbejnë edhe spektaklit. Çfarë të shtyri të jesh pjesë e këtij formati?
Zamir Karpuzi: E kam pasur qejf të jem pjesë e një loje të bukur, ku ka edhe tension. Më së tepërmi dëshiroja të isha pjesë e një përvoje të re.
Foldrejt.com: Si i vlerësoni raportet tani me shefin Renato Mekolli?
Zamir Karpuzi: Pavarësisht se çfarë ndodhi aty brenda (Në Hells Kitchen), ajo mbetet përsëri vetëm një lojë. Me shef Renaton kemi raportë tepër të mira./Foldrejt.com