Një kolonë prej 10 kamionësh me ndihma të Kombeve të Bashkuara hynë në Sirinë veriperëndimore përmes pikës kufitare turke Bab Al-Hawa të dielën, tha Madevi Sun-Suon, zëdhënëse e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Ndihmës Humanitare.
Ajo deklaroi se kamionët e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim mbanin komplete për strehim të përkohshëm, raporton CNN.
Zyrtari i OKB-së deklaroi se 22 automjete të OKB-së hynë në Siri të shtunën, duke përfshirë 12 kamionë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, shtatë kamionë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dy kamionë të Fondit të Popullsisë të OKB-së dhe një kamion të UNICEF-it, transmeton Fol Drejt.