Partia e majtë maqedonase SDSM, që pretendon se është multi-etnike, ka kryer një koalicion parazgjedhor me një parti shqiptare, Lëvizjen BESA. Ata priten të garojnë sëbashku ne zgjedhjet e 12 prillit dhe me gjasë të krijojnë sëbashku qeverinë e ardhshme.
Pikërisht sot, shefat e SDSM dhe Lëvizjes BESA, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami, e nënshkruan marrëveshjen parazgjedhore.
Sipas marrëveshjes, kryetari i Lëvizjes BESA do të jetë bartës i listës në Njësinë Zgjedhore 6, ku do të garojnë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Deputeti aktual, Fadil Zendeli, do të jetë një prej 5 vendeve në Njësinë Zgjedhore 4.
Nëse në politikë duhet të jesh lojtar, atëherë kjo marrëveshje shihet si shpëtim për Lëvizjen BESA, por nëse flitet për planprogram politik, atëherë lindën pyetja se me çfarë të drejte do kërkojë votat te shqiptarët BESA: duke luajtur opozitarin ose pozitën e SDSM?/Foldrejt.com