Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati thotë se rritja e çmimeve varet nga zhvillimet globale por edhe nga reagimi i shtetit me mundësitë që ke.
“Ne kemi parë në raport me energjinë si shtetet e rajonit kanë reaguar shumë më herët se Kosova. Sigurisht se Kosova ka mundur të bëjë shumë më tepër. Shembull në vend janë të bllokuar 600 milionë euro para të bllokuara për shkak të bllokimit të OSHP-së. OSHP-ja nuk po zhbllokohet pasi Qeveria dëshiron të emërojë aty njerëzit e vet”, tha ai në RTV Dukagjini.
Kastrati thotë se edhe Autoriteti i Konkurrencës nuk është në funksion dhe sipas tij sigurisht se mund të ketë dyshime për rregullim të çmimeve nga tregtarët.