Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi sot se armëpushimi në Rripin e Gazës është zgjatur edhe për dy ditë.
“Është arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit humanitar edhe për dy ditë të tjera në Rripin e Gazës”, thuhet në një postim në rrjetin social X.
Grupi palestinez Hamas ka konfirmuar se ka rënë dakord për një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari.
“Është arritur një marrëveshje me vëllezërit në Katar dhe Egjipt për të zgjatur armëpushimin e përkohshëm humanitar edhe për dy ditë të tjera, në të njëjtat kushte”, tha një zyrtar i Hamasit në një bisedë telefonike me Reuters.