Fondacioani i Katarit “Qatar Charity (QC)” ka nënshkruar një marrëveshje me komunën e Mitrovicës për të ndërtuar një fshat për familjet me kushte të rënda ekonomike. Kostoja totale llogaritet deri 2 milion euro.
Marrëveshja është nënshkruar mes kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, ambasadorit të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al Marri dhe zv.ministrit të brendshëm të Kosovës, Salami Shkodra.
Projekti parasheh që në 3.27 hektarë tokë të ndërtohen 40 shtëpi, një shkollë, një klinë shëndetësore, qendër shërbimi, xhami, shitore dhe hapësira të gjelbra.
Projekti në total do kushtojë 2.25 milion euro, kurse do përfitojnë ekzaktësisht 600 persona.
Kjo nuk është hera e parë që Katari e ka ndihmuar Kosovën. Përmes fondacioneve të saj rreth 7500 persona në Kosovë kanë përfituar prej projekteve humanitare – kryesisht jetimët dhe familjet me të ardhura minimale./Foldrejt.com