Doha do t’i dërgojë Turqisë dhe Sirisë 10,000 kabina dhe karvane të përdorura gjatë Kupës së Botës FIFA, kanë thënë zyrtarët e Katarit, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Duke pasur parasysh nevojat urgjente në Turqi dhe Siri, ne kemi marrë vendimin për të dërguar kabinat dhe karvanët tanë në rajon, duke ofruar mbështetje shumë të nevojshme dhe të menjëhershme për popullin e Turqisë dhe Sirisë”, tha një zyrtar i Katarit për AFP.
Shtëpitë e lëvizshme u përdorën për disa javë kur Katari priti Kupën e Botës të futbollit vitin e kaluar. Zyrtarët kanë treguar pas turneut se do të dhurohen.
Dërgesa e parë do të niset nga porti i Dohas për në Turqi të hënën, me dërgesa të tjera që priten në ditët në vijim, thanë zyrtarët./FolDrejt/