Katari ka hedhur poshtë pretendimet e Parlamentit Evropian (PE) lidhur me akuzat për korrupsion.
“Doha hedh poshtë kategorikisht çdo përpjekje për ta lidhur atë me akuza për sjellje të pahijshme. Çdo lidhje e qeverisë së Katarit me pretendimet e raportuara është e pabazë dhe keqinformuar rëndë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Katarit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shteti i Gjirit “vepron përmes angazhimit mes institucioneve dhe vepron në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare”, shtohet më tej.
Eva Kaili, një nga 14 nënkryetaret e organit legjislativ evropian nga partia e majtë qendrore e Greqisë, PASOK-KINAL, u arrestua të premten nga policia belge pas bastisjes në shtëpinë e saj, me akuza për korrupsion që dyshohet se kishte lidhje me Katarin.
Parlamenti Evropian tha të hënën se do të nisë një hetim “të brendshëm” mbi akuzat për korrupsion, ndërsa kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, tha se: “Nuk do të ketë futje të mbeturinave nën qilim”.
Metsola tha gjithashtu se do të kërkojë transparencë të mëtejshme në takimet e zyrtarëve evropianë me aktorë të huaj dhe ata që lidhen me ta./FolDrejt/