Ministria e jashtme e Katarit ka bërë me dije se ka dërguar 480 milion dollarë ndihma përBregun Perëndimor dhe Gazën. Njoftimi u bë këtë të martë, ku 180 milion dollarë janë vetëm për ndihmë humanitare në kuadër të OKB, shkruan Daily Sabah, përcjell foldrejt.com. 300 milion dollarë do përdoren për mbështetjen e shëndetësisë dhe edukimit në Autoritetin Palestinez.
Katari që ka raporte të ngushta me Hamasin, ka dërguar edhe 150 milion dollarë në Gazë./Foldrejt.com