Me prezencë të ambasadorit të Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri, u bë shpërndarja e tetë kamionëve me ndihma të mbushura nga vendi i pasur arab. Për krahasim, një kamion i mbushur nga Hungaria për Shqipërinë kushtonte 33 mijë euro.
“Edhe njëherë ngushëllojmë qeverinë dhe popullin mik shqiptar dhe ju urojmë shërim të shpejtë të plagosurve nga tërmeti. Fondi i Katarit për Zhvillim në kordinim me Qendrën e Katarit për bamirësi, kanë direktiva të prera që nga dita e parë që të shpërndahen në çdo zonë të prekur nga ky tërmet dhe të jenë prezent. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe me funksionarë duke përfshirë dhe kryetarin (Erion Veliaj), dhe të shikojmë se për çfarë kanë nevojë. Ne nuk do të ndalojmë. Ka akoma ndihma të tjera që do të vijnë më tutje. Dua t’ju siguroj kryetar që shteti i Katarit ka qenë dhe do të jetë pranë jush në çdo moment”, tha ambasadori Ali Bin Hamad Al-Mari./Foldrejt.com