Rreth 3000 refugjatë qëndrojnë të kequshqyer, pa kulm mbi kokë në prag të dimrit të acartë, si dhe pa asnjë kusht higjienik në Bosnjë dhe Hercegovinë. Siç shkruan media austriake Der Standard, e cila njihet për shkrimet humane në këtë drejtim, e gjithë kjo ka ardhur pasi udhëheqësi boshnjak i kantonit Una-Sana, Mustafa Ruznic, nga shtatori ka mbyllur dy kampet e refugjatëve në Bihac dhe Velika Kladusha, me arsyen për të fituar zgjedhjet komunale të 15 nëntorit, përcjell foldrejt.com.
Nacionalisti Ruznic, del edhe kundër qeverisë qendrore të Sarajevës, që është përgjegjës për refugjatët. Bosnja dhe Hercegovina ka marrë 70 milion euro të ardhura nga BE për refugjatët, megjithatë, tani refugjatët qëndrojnë pa kulm mbi kokë në ish kantierët e fabrikave të bankrotuara.
“Nuk e dimë ku të shkojmë, sepse kampi është mbyllur,” thotë Avdullah S, një 22 vjeçar nga Afganistani. “Prej tre ditësh nuk kemi ngrënë asgjë,” thotë një refugjat tjetër.
Nëse nuk hampen dy kampet boshnjake Bira dhe Miral, atëherë rrezikohet vërtet jeta e 3000 refugjatëve, kryesisht nga Pakistani dhe Afganistani.
Por kjo është kur zgjedhjet e ndikuara nga nacionalizmi, nuk pyesin më për njerëzimin, duke lënë edhe fëmijë dhe të moshuar në mes të erës dhe shiut./Foldrejt.com