Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur kategorizimin e ri të komunave në bazë të numrit të personave të infektuar me coronavirus.
Komuna e Obiliqit nga e verdha ka kaluar në të kuqen, Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën, Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën, Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën, Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën dhe Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.