Një gjykatë greke ka dënuar katër azilkërkues të rinj afganë me 10 vjet burg secili pasi u akuzuan për fillimin e zjarreve që shkatërruan kampin më të madh të migrantëve në Evropë vitin e kaluar.
Avokatët e mbrojtjes thanë se burrat, të cilët mohuan akuzat, u shpallën fajtorë për zjarrvënie të qëllimshme.
Mbrojtja e përshkroi gjyqin si të padrejtë.
Shkatërrimi i kampit të mbipopulluar Moria në ishullin e Lesbos la gati 13,000 njerëz pa strehë, raporton BBC News, percjell Foldrejt.com