William Mugulusi, i cili jeton në rajonin Bugala të Ugandës, tha se për shkak të krijimit të fshatrave afër pyjeve, sjellja e shimpanzeve është bërë më agresive.
Gjatë gjashtë muajve të fundi në Ugandë janë vrarë katër fëmijë nga sulmet e shimpanzeve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
William Mugulusi, i cili jeton në rajonin Bugala të Ugandës, tha se për shkak të krijimit të fshatrave afër pyjeve, sjellja e shimpanzeve është bërë më agresive.
Mugulusi theksoi se në gjashtë muajt e fundit katër fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e shimpanzeve, ndërsa një numër i madh i tyre u lënduan.
Duke theksuar se sjellja e kafshëve është ndryshuar për shkak të krijimit të fshatrave afër habitateve të shimpanzeve, Mugulusi tha se vendet ku shimpanzet kanë jetuar për shekuj janë shkatërruar nga plantacione të tilla si kallam sheqeri.
“Shimpanzet shpesh herë sulmojnë gra dhe fëmijë në fshat”, tha Mugulusi.
Nga ana tjetër, nëpunësi policor, James Osike, theksoi se 15 shimpanze janë vrarë nga njerëzit në gjashtë muajt e fundit, ndërsa të paktën dhjetë persona që kanë sulmuar shimpanzet janë kapur./FolDrejt/