Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Katër gjërat që mësova për jetën nga shkrimtari i njohur Paulo Coelho

2 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Wan Muhamed Zulfikri

Unë nuk e kam lexuar romanin “Alkimisti”. E di, që çdokush që shkruan një artikull mbi Koelhon, duhet të paktën duhet të lexojë më parë librin që e bëri atë të famshëm në mbarë botën. Në fakt, i vetmi libër që lexova ishte romani “Aleph”, dhe ishte vërtet shumë i bukur.

Pasi e lexova, krijova në mendjen time imazhin e shkrimtarit si një person shumë spiritual dhe i qetë. Për të mësuar më shumë rreth tij lexova biografinë e autorizuar “Luftëtarët e jetës” e shkruar nga Fernando Morais.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Pjesët më interesante të librit ishin historitë e rinisë së Koehlos, të cilat ishin larg asaj që kisha imagjinuar paraprakisht. Ato ishin frymëzuese dhe më bënë të reflektoj thellë mbi jetën time. Ja cilat janë 4 leksionet mbi jetën që mund të mësoni nga rinia e Paulo Koelhos: Më besoni, ia vlejnë të merren parasysh.

1. Nëse keni një dobësi, mësoni që ta kompensoni atë me forcën tuaj.

Paulo ishte i dobët fizikisht. Sipas biografisë së tij, ai ishte “fizikisht shumë i dobët dhe i shkurtër”. Ai kishte një pseudonim – Pele – që do të thotë “ngordhalaq”. Me këtë nofkë thirreshin ata që ngacmoheshin gjithmonë nga shokët e klasës. Duke pasur dobësinë e tij fizike, Paulo e kishte të vështirë të fitonte respektin e bashkëmoshatarëve të tij.

Megjithatë, ai zbulon në këtë libër se pavarësisht dobësisë fizike, ia doli të fitonte respektin e tyre. Si? “Duke ditur gjëra që nuk i dinte askush tjetër, dhe duke u treguar atyre histori që asnjë nga bashkëmoshatarët e tij nuk kishte lexuar. Kjo ishte një mënyrë për të fituar respekt”- kujton ai.

Mësimi: Nëse mendoni se keni një dobësi të caktuar, mos u përpiqni që ta zhdukni atë dobësi. Disa dobësi, sidomos ato fizike, janë të vështira për t’u eleminuar. Një mënyrë më efektive do të ishte të gjenit pikat tuaja të forta dhe të punoni mbi to, derisa të jeni të paktën mbi mesataren. Ose më mirë akoma: Jini aq të mirë sa nuk mund t’ju injorojnë.

2. Refuzimi nuk ka rëndësi. Rëndësi ka ajo që bëni pasi refuzoheni

Paulo besonte tek vetvetja. Ai besonte se ishte një poet i mirë, dhe se poezitë e tij nuk ishin të përshtatshme për revista të vogla. Ndaj ai i dërgoi poezitë e tij redaksisë së “Escritores e Livros”, një rubrikë letrare me reputacion në gazetën e madhe “Correio da Manha”.

Pas një jave, Paulo i hidhi një sy gazetës dhe lexoi mes të tjerash: “Për të gjithë të rinjtë që botojnë këtu dhe që janë të dëshpëruar të bëhen të famshëm duke botuar libra, ia vlen të kujtohet shembulli i Karlos Drumond de Andrade, që në 15 vjet botoi vetëm 3 vëllime me gjithsej 144 poezi. Si çdo njeri normal, edhe ai kishte dyshime mbi aftësitë e veta, por arriti ta rifitonte besimin dhe të shkruante versionin e tij të poemës së famshme të Rudjard Kipling “Nëse…”:

Nëse u kërkon miqve dhe armiqve të të japin një shans,

Nëse mund të dëgjoni një “Jo” dhe ta merrni si “Ndoshta”,

Nëse mundeni të nisni gjithçka nga hiçi e megjithatë të vlerësoni atë pak që keni,

Nëse mund ta përmirësosh veten në çdo moment dhe të arrish majat pa iu nënshtruar kotësisë,

Atëherë do të bëhesh shkrimtar!”.

Mësimi: Refuzimi është një gjest që gjithmonë dhemb. Disa thonë se refuzimi nuk duhet marrë personalisht. Por unë nuk mendoj se ndihmon kjo këshillë. Ne e vlerësojmë veten dhe gjërat që krijojmë, ndaj refuzimi sjell një disonancë konjitive brenda mendjes sonë.
Dy mendime kontradiktore, vetëbesimi dhe dyshimi për veten, përplasen me njëri-tjetrin për të përcaktuar se kush do të fitojë dhe sundojë “mbretëritë” brenda kokave tona. Sa herë ka dy mendime kontradiktore, na duhet diçka që të na udhëheqë se çfarë të bëjmë pas refuzimit. Nëse nuk dini çfarë të bëni apo në çfarë të besoni, në shumicën e rasteve betejën do ta fitojë pala më e keqe. Në rastin e Paulos, fitoi besimi i tij në vetvete, dhe kjo për shkak të një obsesioni të tij.

3. Jini të fiksuar pas ëndrrës suaj

Që kur ishte i vogël, Paulo ishte i fiksuar pas idesë për t’u bërë një shkrimtar i famshëm. Megjithatë, obsesioni i tij i dha frytet e veta vetëm pas shumë vitesh. Kjo për shkak se ai e ndryshonte gjithmonë artin e tij: nga poezia në aktrim, regji, shkrime mbi okultizmin dhe poemat lirike. Edhe pse pati sukses në disa nga këto fusha, ai i kujtonte vazhdimisht vetes se donte të bëhej një shkrimtar i famshëm. Ky obsesion e bëri atë që është sot.

Mësimi: Ndonjëherë, ne mendojmë se ëndrra jonë qëndron e varrosur nën një grumbull punësh ose studimesh. Kjo vlen edhe për mua. Unë ndjek shkollën e mjekësisë, por e di që të jem mjek nuk është ëndrra ime. Unë dua të jem një sipërmarrës.

Për disa arsye, unë nuk mund ta braktis shkollën e mjekësisë. Në pamje të parë duket sikur nuk kam zgjidhje, por në fakt e kam një të tillë: të zgjedh të ndjek ëndrrën time pavarësisht çdo gjëje, ose t’i nënshtrohem rrugës që më “detyruan” njerëzit të vazhdoj. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Jini të fiksuar pas ëndrrës suaj dhe mos e lini të vdesë kollaj.

4. E kaluara juaj “e tmerrshme” nuk ju bën të dështuar në të ardhmen

Një fjalë nisi të shfaqej në mendjen time kur lexova mbi të kaluarën e Paulos: e tmerrshme. Paulo dështoi në studimet e tij, për pak sa nuk vrau një djalë me makinë, u detyrua të qëndronte për shumë kohë i shtruar në një spital psikiatrik për shkak të problemeve të tij në rritje, konsumonte vazhdimisht drogë, u rrëmbye nga një organizatë sekrete dhe përqafoi Satanizmin.

Kishte më shumë, por e kuptoni panoramën. Duke parë të kaluarën e tij, u habita me ndryshimin e madh të vetes së tij, të së kaluarës dhe të së ardhmes. Historia e tij, tregon se si e kaluara e dikujt nuk është një parashikues i mirë i së ardhmes së tij, pasi ai është i aftë ta ndryshojë atë nëse dëshiron.

Mësimi: Problemi me shumicën prej nesh, është se ne fokusohemi shumë tek gjërat që nuk mund t’i ndryshojmë. Është e vërtetë që e kaluara jonë mund të ndikojë në të ardhmen tonë, por ne nuk duhet që ta lejojmë atë ndikim të përhapet shumë. Ndaj mos lejoni që e kaluara të jetë fallxhori juaj. Ajo që duhet të bëjmë është të përqendrohemi në të tashmen dhe të marrim nën kontroll të ardhmes tonë. Pse? Sepse fallxhorët e jetës sonë jemi ne vetë. / “A2Success” – Bota.al

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca viziton Francën, pritet me nderime të larta shtetërore

Lajmi tjetër

“The Notebook”, simboli i dashurisë së vërtetë

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM