Sipas mitologjisë, Zeusi i kishte caktuar masën e përshtatshme dhe kufirin e duhur çdo qenieje: pra, qeverija e botës përkon me një harmoni të përpiktë dhe të matshme, të shprehur në katër mendimet e shkruara në muret e faltores së Delfit:
“Më i drejti është më i bukuri,
“Ruaj masën,”
“Urreje mendjemadhësinë,”
“Asgjë me tepri.”
Mbi këto rregulla mbështetet ndjenja e zakonshme e bukurisë te grekët, në përputhje me një botëvështrim, që e sheh rregullin dhe harmoninë si diçka që i vë cak “Kaosit gogësitës,” nga goja e të cilit, sipas Hesiodit, ka buruar bota. Ky botëvështrim është vënë nën mbrojtjen e Apolonit, i cili në të vërtetë paraqitet mes muzave, në ballinën perëndimore të faltores së Delfit./Foldrejt.com