Katër emigrantë, përfshirë tre fëmijë, vdiqën pasi anija e tyre u mbyt në ishullin Leros në juglindje të detit Egje të dielën, tha roja bregdetare greke, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Roja bregdetare gjeti trupin e një gruaje dhe shpëtoi të paktën 39 emigrantë, të cilët, sipas llogarive të tyre, kishin lundruar nga Turqia, tha një zyrtar i rojes bregdetare.
Të tre fëmijët vdiqën pasi u shtruan në spital, tha roja bregdetare. Kombësia e emigrantëve nuk dihej menjëherë.
Së bashku me Spanjën dhe Italinë, Greqia është një nga pikat kyçe të hyrjes në Bashkimin Evropian për refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.
Shumica e azilkërkuesve kalojnë në Greqi nga Turqia fqinje.