Katër persona të dyshuar në Prizren, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi në shtëpitë e tyre është gjetur sasi droge, municione armë dhe gjëra të tjera, shkruan Fol Drejt.
“Prizren 04.09.2023 – 06:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit, në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 1.18 gramë Marihuanë, një peshore digjitale, 22 fishekë kalibrash të ndryshëm, një pushkë gjuetie, disa telefona, laptop, një motoçikletë si dhe disa prova të tjera që lidhen me rastin” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të policisë.
Bëhet e ditur se të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/