Sipas të dhënave paraprake 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë në shtetin federal Georgia të SHBA-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga autoritetet e zonës Henry në rajon thuhet se policia ka nisur një hetim lidhur me sulmin me armë në qytetin Hampton në jug të kryeqytetit të Georgia-s, Atlanta.
Zëdhënësja e administratës rajonale, Melissa Robinson në një deklaratë për mediat tha se në sulm kanë humbur jetën 4 persona dhe se i dyshuari nuk është kapur ende.
Ndërsa zëdhënësja e Byrosë Hetimore në Georgia, Nelly Miles tha se nuk kanë informacion rreth ngjarjes përveç ndihmës së kërkuar ndaj tyre.