Aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti në motor, kurse aeroplani është shkatërruar pjesërisht
Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një aksident ajror në rajonin Ryazan të Rusisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në deklaratën e saj sqaron se aeroplani i modelit Il-76 kishte një “ulje të vështirë” gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin Ryazan.
Më tej theksohet se aeroplani është shkatërruar pjesërisht dhe se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti të motorit.
Gjithashtu mësohet se në aeroplan ndodheshin dhjetë persona, prej të cilëve katër kanë vdekur dhe pesë janë plagosur./FolDrejt/