Katër persona kanë pranuar tretman mjekësor pas sulmit nga një grup i personave të dyshuar, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, pasditen e djeshme, rreth orës 15:44, transmeton Fol Drejt.
“Raportohet se lëndime trupore kanë pësuar 4 viktimat meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin sulmuar fizikisht nga një grup i personave të dyshuar. Njëri nga viktimat është ndaluar në tretman mjekësorë në QKUK, ndërsa tre të lënduarit e tjerë pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/