Katër persona u helmuan sot nga dioksidi i karbonit pasi gazi u lëshua në një pjesë të Aeroportit Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, thanë autoritetet.
Në njoftim shtohet gjithashtu se nuk dihet shkaku i rrjedhjes së dyoksidit të karbonit në bagazhin e Terminalit 8, nga ku pasagjerët janë evakuuar për shkak të rrjedhjes së dukshme të atij gazi dhe janë dërguar në Terminalin 7.
Departamenti i Zjarrfikësve në Los Anxhelos deklaroi se një person është në gjendje të rëndë dhe se tre kanë simptoma më të lehta, shkruan AP, përcjell Fol Drejt.