Terroristët sulmuan pozitat e policëve federal në qytetin Al-Malha në provincën veriore të Salahudinit.
Katër policë kanë humbur jetën sot gjatë përleshjeve me terroristët e DEASH-it në Irakun verior, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Portali i lajmeve ‘Baghdad Today’ raportoi se terroristët sulmuan pozitat e policëve federal në qytetin Al-Malha në provincën veriore të Salahudinit.
Po ashtu, thuhet më tej, edhe katër policë u plagosën në përleshjet e mëpasshme me sulmuesit.
Forcat irakiane të sigurisë kanë nisur kërkimin për sulmuesit.
Në vitin 2017, Iraku shpalli fitoren mbi DEASH-in duke rimarrë të gjitha territoret e tij rreth një të tretën e zonës së vendit, të pushtuara nga grupi terrorist në vitin 2014.
Por lëvizja terroriste ende mban celula të fjetura në zona të mëdha të Irakut dhe periodikisht kryen sulme. Ushtria irakiane dhe forcat e sigurisë vazhdojnë të kryejnë operacione të shpeshta kundër grupit në disa pjesë të vendit./FolDrejt/