Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Moldavisë njoftoi se katër shpërthime ndodhën në fshatin Voronkovo, afër kufirit me Ukrainën.
Thuhet se mbrëmë me shumë gjasa janë hedhur dy mjete shpërthyese nga droni dhe se sulmi është përsëritur pas një ore, transmeton Fol Drejt.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar.