Populli i Çekisë tani mund të blejë teknikë të bardhë dhe biçikleta, të luajnë tenis dhe të shkojnë në not. Austria gjithashtu do rihap shitoret e vogla pas festave të Pashkëve, kurse Danimarka do rihap kopshtet e fëmijëve dhe shkollat javës tjetër – gjithmonë në rast se rastet me Kovid19 do qëndrojnë si tani stabile. Gjithashtu në Norvegji fëmijët do shkojnë në çerdhe një javë më vonë, përcjell foldrejt.com.
Këto shtete janë të parat në Perëndim që kanë filluar hapjen graduale të lëvizjes së qytetarëve të tyre. Një ndjenjë pozitive se Europa po fillon të mund Kovid19.
Poashtu, në një shkrim ekskluiv të Frankfurter Allgemeine Zeitung, theksohet se edhe Gjermania mendon të hap shkallat “sa më parë të jetë e mundur.” Kjo pritet tw ndodhw nw fund tw prillit./Foldrejt.com