Huthit e mbështetur nga Irani shpesh synojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite me raketa balistike dhe UAV.
Koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet forcat qeveritare në Jemen, njoftoi se 4 civilë u plagosën nga mjeti ajror pa pilot (UAV) të lëshuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Abha” në jugperëndim të Arabisë Saudite, shkruan AA.
Në një deklaratë me shkrim të cituar nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA thuhet se “Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite bllokoi dhe shkatërroi një UAV të dërguar në Aeroportin Ndërkombëtar Abha”.
“Pjesët e UAV-së së shkatërruar kanë rënë në afërsi të aeroportit. Sipas informacioneve të para, janë plagosur 4 persona, mes të cilëve punonjës dhe pasagjerë”, thuhet më tej.
“Ne do t’i përgjigjemi me operacione të vendosura këtij sulmi i cili synoi aeroportin civil dhe pasagjerët”, thuhet në deklaratë, transmeton Fol Drejt.
Huthit nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë për këtë çështje.
Huthit e mbështetur nga Irani shpesh synojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite me raketa balistike dhe UAV.
Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, ndodhin përplasje mes Huthive dhe forcave të lidhura me qeverinë.
Huthit kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe disa rajone që nga shtatori 2014, ndërsa që nga marsi 2015 forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive./FolDrejt/