Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu në një shtëpi pleqsh në qytetin Bedburg-Hau në provincën gjermane të Rhine-Westphalia.
Sipas policisë, zjarri shpërtheu të hënën në orën 03:50 të mëngjesit me orën lokale në një azil pleqsh në Bedburg-Hau, një qytet me 13 mijë banorë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Një prej zjarrfikësve që ka tentuar të shuajë zjarrin ka mbetur i plagosur.
Ekipet e shpëtimit evakuuan 46 persona nga shtëpia e të moshuarve. Sipas të dhënave paraprake, 4 persona kanë humbur jetën dhe 23 janë plagosur.
Zjarri është shuar në masë të madhe ndërsa po kryhen hetime për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.