Katër persona kanë humbur jetën, pasi një avion është rrëzuar në brigjet e Letonisë, në detin Baltik.
Në bordin e avionit privat ndodhej një familje. Mes viktimave dyshohet se është edhe piloti, një burrë një grua dhe vajza e tyre.
Mediat e huaja raportojnë se avioni Cessna 551 i regjistruar në Austri po fluturonte nga Jerez në Spanjën jugore, nga ku u ngrit pa një destinacion të caktuar, sipas faqes së internetit FlightRadar24.
Gazeta gjermane Bild shkruan se avioni kishte raportuar menjëherë pas ngritjes se kishte një problem me presionin në kabinë. /abcnew.al