Një aksident trafiku është raportuar të ketë ndodhur ditën e djeshme, me ç’rast kanë mbetur të lënduar disa persona.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj, rreth orës 12:25 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, në aksident janë përfshirë katër vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti shtatë persona, 4 meshkuj dhe 3 femra kanë pësuar lëndime.
Tutje bëhet e ditur se të lënduarit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar./FolDrejt/