Në moshën 15-muajshe, Jayce Joyce kishte pasion për leximin dhe shkrimin.
Ai përpiqej të kuptonte figurat në librat me figura dhe t’i vizatonte ato.
Tani, në moshën katër vjeç, ai është i kualifikuar të aplikojë për Librin e Rekordëve Guinness si personi më i ri që publikon libër.
Nëna e tij, Anim Joyce, e përshkroi atë për Anadolu si “një djalë i mrekullueshëm me një talent të paimagjinueshëm”.
Ajo e kuptoi potencialin e Jayce-it për herë të parë kur ai mund të mbante lapsin si një i rritur në moshën 15-muajshe.
Në moshën tre vjeç, ai mund t’i regjistronte mendimet e tij në letër, duke zbuluar forcat e kujtesës së tij të shkëlqyeshme. Ai ka një talent të madh për kujtesën dhe shkruan dhe ilustron ngjarje ose histori me ndjenjë aventure dhe argëtimi.
“Më pëlqen të shkruaj sepse shkrimi është argëtues. Dua që njerëzit të lexojnë atë që shkruaj dhe të përdorin imagjinatën e tyre dhe të shkruajnë historitë e tyre”, thotë autori i vogël.
Nëna e tij tha se Jayce ka një kujtesë fotografike, që e ndihmoi atë të fillojë të lexojë dhe të shkruajë në një moshë shumë të hershme.
“Në moshën tre vjeç, ai filloi të shkruajë shkrime të udhëtimeve tona në park, në kopsht zoologjik dhe në dyqan. Kur vinim në shtëpi, ai thjesht dëshironte të shkruante gjithçka dhe ta ilustronte atë”, shprehet ajo.
Anim tha se ajo do të lexonte për djalin e saj si çdo nënë tjetër, por talenti i kujtesës së Jayce-it e bëri atë të mësojë të lexojë dhe të shkruajë shpejt.
Librat e parë të Jayce-it – “A Beach With No Sea” dhe “Jayce’s Sweet Tooth” – u botuan në Ditën Botërore të Librit më 2 mars.
Ai është personazhi kryesor në tregimet e tij për të transmetuar mesazhin e tij. Tregimet e tij kanë të bëjnë me moralin, siç janë inkurajimi i fëmijëve për të ngrënë të shëndetshëm ose për të kuptuar se ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duam, por ne ende mund të jemi të lumtur me atë që kemi.
Ai është vetëm katër vjeç e dhjetë muaj. Rekordi aktual mbahet nga një autor nga Sri Lanka që publikoi librin e tij të parë, “Ushqimi i padëshirueshëm”, në moshën katër vjeç e 356 ditë.
Anim tha se familja e saj ka bërë kontaktin e nevojshëm me Rekordet Botërore Guinness dhe ka dorëzuar një aplikim.
Megjithatë, ka disa kritere që një rekord të njihet. Jayce duhet të publikojë me një botues zyrtar dhe të shesë 1.000 kopje të secilit libër.
Familja tha se i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe tani po pret që libri të shitet në numrin e kërkuar të kopjeve, të cilat janë në dispozicion në Amazon.
Librat e tij me figura janë gjithashtu të botuar nga shtëpia botuese “The Book Chief” në Birmingham.
Anim shpreson që librat e djalit të saj do të shiten para afatit prej katër vjet e 356 ditësh.
“Jam shumë krenare për atë që ai ka arritur në një moshë shumë të re, kur fëmijët nuk po mësojnë të lexojnë, dhe aspak të shkruajnë tregime të tyre. Të kesh libra të publikuar është një ëndërr që bëhet realitet. Vërtet shpresoj se ai do të besojë në veten e tij në mënyrë të njëjtë siç besoj unë në të”, tha ajo.