Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Katroungalos: Ballkani mund të kthehet në hapësirë të unifikuar ekonomike

6 vjet më parë
in BOTA, LAJME, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Marrëveshja e Prespës kundërshtohet nga forcat nacionaliste në të dy vendet, opozita e shfrytëzon për të fituar kapital elektoral. Ministri i Jashtëm grek Katroungalos thotë çfarë duhet bërë për zbatimin e marrëveshjes.

Giorgos Katroungalos flet me qetësi. Ministrit të Jashtëm grek i duhet qetësia dhe durimi, durimi për të bindur qytetarët e vendit të vet, se marrëveshja e Prespës, është në favor edhe të Greqisë. Të hënën (01.04), ministri Katroungalos i ftuar nga Prof. David Phillips foli në Harriman Institut për zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Në publik ndodheshin studentë, profesorë të Universitetit Columbia, diplomatë, punonjës të OKB dhe migrantë grekë që jetojnë në Nju Jork.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Ne e konsiderojmë marrëveshjen e Prespës, model për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan me diplomaci dhe dialog dhe jo me dhunë dhe kërcënime”, thotë ministri grek, “sepse ka ende nacionalizëm në rajonin tonë”. Ballkani mund të jetë një hapësirë e unifikuar ekonomike, thotë ministri Katroungalos, duke e quajtur pjesë të strategjitë se vendit të vet, promovimin e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhënieve të mira ekonomike, tregtare. Kryeministri grek, Alexis Tsipras, viziton të martën Shkupin, i shoqëruar nga një delegacion biznesmenësh.

Screenshot von Columbia university of New York, Harriman Institute (harriman.columbia.edu)Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës tematizohet në Universitetin columbia, Nju Jork

Argumentet e kritikëve

Në Greqi ka reagime shumë emocionale kundër marrëveshjes, shpjegon ministri. Një nga frikërat që kanë disa qytetarë të Greqisë është se produktet me emrin Maqedoni do të eksportohen më pak. “Kjo ka ndodhur në të kaluarën, sepse fqinji ynë e ka përdorur këtë emër pa kriter,” thotë ministri. Përdorimi i këtij emri në produkte nuk ka qenë rregulluar me ligj kombëtar, por nga tregu. “Marrëveshja e Prespës është lidhur midis shteteve. Tani duhet të lidhet edhe nga sektori i biznesit privat të të dy vendeve”, thotë Katroungalos. Dhomat e tregtisë duhet të merren me këtë çështje.

Sa të vështirë e kanë politikanët grekë të bindin qytetarët e vendit të vet e tregon një pjesë e publikut në sallë. Qytetarë grekë që jetojnë në Nju Jork ankohen të emocionuar, ndërpresin bisedën, largohen në shenjë proteste dhe një djalë i ri që merr fjalën thotë gati duke qarë se Marrëveshja e Prespës nuk është e drejtë, sepse i “jep identitetin qytetarëve të Maqedonisë”. Nuk është hera e parë që ministri i Jashtëm e dëgjon këtë. “Qeveria greke është akuzuar se ka përdorur në kapitullin e parë të Marrëveshjes së Prespës termin “nationality”, si term që i referohet etnitetit të fqinjëve tanë. Të dy qeveritë e kanë bërë të qartë se termi “nationality” ka të bëjë me nënshtetësinë, jo me nacionalitetin. Nënshtetësia është ajo që lidh qytetarin me shtetin”, shpjegon ministri grek Giorgos Katroungalos.

Griechenland Athen Proteste vor Parlament im Namensstreit (picture-alliance/Sputnik/P. Onoyko)Protesta në Athinë kundër Marrëveshjes së Prespës

„Sa i përket identitetit, vazhdon ai më tej, ne nuk mund të diktojmë fqinjët tanë për çështjet e identitetit. Ajo që kemi bërë ne është që në marrëveshje, në artikullin 7 e bëjmë të qartë se Maqedonia antike nuk ka të bëjë me Maqedoninë Veriore. Po ashtu kultura dhe trashëgimia e tyre nuk është e njëjta me tonën.”

Çfarë duhet bërë?

“Shumë grekë nuk duan që fjala Maqedoni të përdoret nga një vend fqinj.” Ministri i Jashtëm këshillon të gjithë qytetarët që të lexojnë marrëveshjen. Ai mendon, se pala maqedone e ka më të lehtë të shohë të mirat nga marrëveshja, sepse pas saj u hap perspektiva euroatlantike për vendin. Kurse pala greke duhet të presë të shohë për shembull përfitimet ekonomike që vijnë nga marrëveshja. “Njerëzit duhet të shohin rezultatet ekonomike të marrëveshjes,” thotë ministri i Jashtëm. Po ashtu duhet punuar me të rinjtë, duhet të pastrohen librat e shkollave nga nacionalizmat. “Ballkani duhet të kthehet në hapësirë të lirë ekonomike, jo me forca hegjemoniste, dhe ne duam të jemi protagonistë të këtij procesi,” thotë ministri i Jashtëm grek, Giorgos Katroungalos./DW

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Natasha Kandiq: “I kam parë vetë krimet serbe”

Lajmi tjetër

Vlerat e luleshtrydheve, frutit të ëmbël të pranverës; Ja pse duhet të hamë çdo ditë nga një grusht

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM