Këngëtarja e popullarizuar amerikane, Katy Perry, ka njoftuar se po bëhet nënë për herë të parë.
Artistja 35-vjeçare ka publikuar projektin e ri muzikor “Never Worn White” të mërkurën në mbrëmje, dhe disa sekonda më vonë ka konfirmuar të gjithë ata që fansat spekuluan gjatë gjithë ditës: ajo është në pritje të fëmijës së parë.
Videoja përfundon me një fotografi të Perry që tregon sharmin e saj edhe gjatë shtatzënisë.
Pas publikimit të videos, Perry u bashkua në një diskutim të drejtpërdrejtë me fansat e saj në Instagram, ku ajo tha që shtatzënia e saj është “ndoshta sekreti më i gjatë” që “është dashur ta ruajë”.
Foshnja do të jetë e para e për yllin botëror, dhe e dyta për të fejuarin e saj, Orlando Bloom, i cili ka një djalë 9-vjeçar, Flynn, me ish-gruan Miranda Kerr.
Thashethemet e shtatzënisë filluan të qarkullojnë më herët gjatë ditës kur Perry ndau disa klipe të shkurtra në Instagram, njëra prej të cilave dukej se tregon yllin e popit duke mbajtur barkun e saj.
“A jeni shtatzënë?”, ka pyetur një person. “Perry me foshnje”, shkroi një tjetër. “Foshnja po vjen”, ka shkruar po ashtu një tjetër fans. “Nuk mund të besoj, ajo është shtatzënë”, tha komentuesi tjetër.