Një ka 600 kilogramësh ra në një pishinë, pasi iku nga ferma Devon në Angli.
Tre ekipe zjarrfikësish erdhën për ta shpëtuar gjedhin, duke e ngritur atë me mjete dhe litarë.
Kau tani është ‘i sigurt dhe mirë’, pasi u tërhoq nga pishina duke përdorur një parzmore, raporton DailMail, përcjell Klankosova.tv.
Gjedhi ishte zhytur në ujë deri tek qafa, por qëndroi i qetë përderisa zjarrfikësit e shpëtuan atë vonë në errësirë.
Pasi u lirua, kau u transportua me një rimorkio bagëtie në një fermë lokale për t’u çlodhur pas zhytjes së tij.