Shteti fqinj i Rusisë, Kazakistani, ka pezulluar të gjitha eksportet e armëve për një vit, ka njoftuar qeveria e tij.
Kjo vjen mes konfliktit në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore kundër Moskës, transmeton Telegrafi, përcjell FolDrejt.com
Ish-republika sovjetike – e cila gjithashtu ka lidhje aktive ekonomike me Ukrainën – ka refuzuar të zgjedh anën e saj në këtë krizë, derisa bën thirrje për një zgjidhje paqësore.
Qeveria e Kazakistanit nuk dha një arsye për vendimin në deklaratën e saj.
Kazakistani prodhon një gamë të gjerë pajisjesh ushtarake, duke përfshirë anije, automjete të blinduara dhe artilerie, mitralozë, granata e pajisje mbrojtëse.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto pajisje po eksportoheshin.