Më datën 13.06.2020 pak pas orës 15.30 gjatë orarit te punës është sulmuar fizikisht gazetarja e portalit Foldrejt.com, Edona Gashi.
Personi e ka kapur për fyti dhe më pas e ka përplasur për muri, siç deklaron ajo vetë. ”Jam sulmuar fizikisht nga një person i panjohur duke u kapur për fyti dhe më pas më ka përplasur për muri,” tha Gashi.
Pavarësisht kësaj, ajo nuk ka lëndime të rënda trupore, por rasti është paraqitur te organet e drejtësisë.
”Pas kontrollimit nga mjekët kam marrë vetëm qetësues pasi që isha në panikë shumë të madhe. Personin në fjalë nuk e kam parë asnjëherë tjetër, por më kujtohet pak pamje e tij dhe gjitha këto detaje i kam thënë në deklaratën time në polici”, tha më tutje Gashi.
”Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë janë të njoftuar per këtë sulm ndaj meje.”
Përveç kësaj Edona Gashi ka marrë edhe kërcënime anonime në telefon. Në këto raste, kur organet i policisë ka filluar hetimet, Gashi tregohet e rezervuar për të dhënë emra për personat që mund të qëndrojnë pas sulmit.
Ajo në fakt njihet për shkrime potente dhe që kritikojnë firma të mëdha ose persona që keqpërdorin ligjet e Republikës së Kosovës.
Kohën e fundit ajo është marrë me disa tema mes tjerash:
-Kompania turke në Prishtinë “ÜC-EL-Ashensor“ rrezikon jetën e punëtoreve gjatë punës (FOTO-VIDEO), ku edhe ka pasur presione për ta larguar lajmin.
– Polici serb merr rrogë nga Kosova, por i drejtohet asaj si ‘Metohijë’. (me pas IPK ka suspenduar policin në fjalë)
Ne si redaksi e Foldrejt.com, kërkojmë nga organet e drejtësisë që menjëherë të zbardhet lajmi dhe kërkojmë nga unioni i gazetarëve të Kosovës që ti dalin në mbrojtje koleges së saj. Nëse sot nuk bëhemi bashkë, nëser këto sulme do na ndodhin të gjithë neve.