Përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara deklarojnë se e kuptojnë urgjencën e ndërmarrjes së veprimeve vendimtare për të reduktuar importet e energjisë nga Rusia.
Në një deklaratë të përbashkët, Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dënuan sot “shantazhin energjetik” të Rusisë dhe e vlerësuan si të pajustifikuar dhe të papranueshëm ndërprerjen e energjisë elektrike dhe gazit natyror në Finlandë, duke ndaluar eksportet e gazit natyror në Poloni dhe Bullgari dhe duke kërcënuar veprime të ngjashme kundër vendeve të tjera evropiane, transmeton Fol Drejt.
Deklarata thoshte se diversifikimi i furnizimeve dhe një reduktim i varësisë nga gazi rus ishte duke u zhvilluar në të gjithë Evropën, nga vendet nordike në Ballkan./FolDrejt/