Ndërsa Joe Biden takohet me liderët e tjerë në samitin e NATO-s, atij mund t’i duhet t’i bëjë disa punë për t’i bindur ata se angazhimi amerikan ndaj Ukrainës mbetet i fortë ndërsa ShBA-të shkojnë drejt zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Kandidatët republikanë që shpresojnë të sfidojnë Biden-in në nëntor 2024 janë ndarë në mbështetjen e ShBA-ve për Ukrainën.
Në anën tjetër, disa kandidatë të linjës së parë për nominimin e Trump, nuk janë shfaqur aq të qartë për sa i përket çështjes.
Të tjerë, duke përfshirë ish-zëvendëspresidentin Mike Pence dhe ish-ambasadoren e SHBA-së në OKB Nikki Haley, kanë qenë të plotë në mbështetjen e tyre.
Mosmarrëveshja do të rritet vetëm ndërsa fushata nxehet. Dhe kushdo qoftë kandidati republikan, mund të ndihet i motivuar për të pasqyruar ndjenjën në rritje midis votuesve konservatorë se ShBA-të po harxhojë para dhe burime në mbështetjen e saj për Ukrainën.
Zyrtarët e administratës së Biden pranojnë privatisht se fushata do të komplikojë në mënyrë të pashmangshme mbështetjen e SHBA për Ukrainën të paktën përkohësisht.
Qëllimi i Bidenit do të jetë ta pranojë këtë – dhe më pas të sigurojë liderët e tij të zgjedhur në mënyrë demokratike se ShBA-të do të jetë një partner i besueshëm për sa kohë që ai të jetë në detyrë – qoftë edhe për 18 muaj të tjerë apo për katër vite të tjera./FolDrejt/